Telenews

Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme

Ky është parashikimi i yjeve për sot, 21 mars 2022.
Dashi
Keni për të kuptuar akoma më shumë se sa e rëndësishme është jeta juaj sentimentale. Partneri juaj do të jetë më i dashur dhe i embël se kurr ndonje herë.
Demi
Sot një mik i juaji do të ketë nevojë për ndihmën tuaj. Duhet të bëni maksimumin për ta ndihmuar. Do të kuptoni se keni vepruar drejt ndaj tij.
Binjakët
Keni të nevojshme të vini rregull në jetën tuaj si profesionale ashtu edhe familjarë, me qetësinë më të madhe. Përpiquni të mendoni pozitivisht sot.
Gaforrja
Mundësi për të fituar disa para nga një llotari ose nga dikush që ju ka para borxh. Keni për folur në telefon me një person që jeton larg dhe keni për të marrë lajme të mira.
Luani
Organizmi juaj sot do të jetë i mbushur plot me energji pozitive. Do të jetë një ditë shumë e shpejtë sa keni për tu habitur kur të vijë mbremja.
Virgjeresha
Ditë e mrekullueshme për ju. Shmangni nervozizmin apo mendimet negative kur jeni me partnerin. Për beqarët do të ketë mundësi njohjesh të reja.
Peshorja
Sot do të kaloni pjesën më të madhe të ditës duke u kujdesur për shtëpinë tuaj, sidomos nëse ju pelqejnë lulet keni per tu marrë shumë me to.
Akrepi
Duhet të shmangni zënkat në çift, por edhe nëse ndodh do të diskutoni se cilat janë pikat e dobëta tuajat. Sot mendimet tuaja do të jenë kryesisht rreth parave.
Shigjetari
Venera është kundër shenjës tuaj sot dhe për këtë mund të keni një ndarje të përkohshme në cift, kjo për shkak të ndonjë xhelozie të tepruar nga njëri prej jush.
Bricjapi
Duhet të mbani në ekuiliber bilancin tuaj ekonomik, përpara se të shpenzoni mendoni se keni edhe plane të tjera. Sot mundohuni mos të jeni manjakët e pastrimit dhe të rregullit në shtëpi.
Ujori
Nuk ju mungojnë idetë dhe energjitë për ta kaluar këtë ditë sa më mirë, por sot do të jeni pak nervoz dhe do të kundërshtoni çdo njeri për problematika të ndryshme.
Peshqit
Do të kaloni një ditë të këndshme dhe me një suprizë të vogël. Mos bëni projekte afatgjata sepse Dielli në shenjën tuaj nuk jua lejon këtë gjë, shtyjini për periudha më të mira.

Të ngajshme

Vrasja në Kolovicë, kërkohet paraburgim për njërin nga të dyshuarit që ishte plagosur

Donat Hashani

Aktori Lulzim Rexha diagnostikohet me kancer, ka nevojë për ndihmën tuaj

Donat Hashani

“Dhurata e SHBA-së për FSK-në”, mirëpritet avancimi i Kosovës në AP të NATO-së

Hafize Elshani