Telenews

Parashikimi i motit

 

 

Sot në Kosovë pritet të kemi mot me diell dhe vranësira të cilat do të dendësohen gjatë orëve të natës duke kushtëzuar rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Gjatë ditës do të jetë mjaft nxehtë, ndërsa reshjet do të jenë krejtësisht të izoluara, por ka mundësi ndonjë rrebesh i fuqishëm me breshër kryesisht në disa vise kodrinore-malore. Temperaturat pritet të arrijnë deri në 31 gradë Celsius.

Rrebeshe të izoluara, afatshkurtra sot priten edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës, ndërsa pjesa më e madhe e territoreve nuk do të ketë reshje. Gjatë natës destabilizim i atmosferës në shumë zona, por jo në të gjitha.

E Premtja me vranësira e rrebeshe shiu me vetëtima e bubullimë. Në Shqipëri shumë pak rrebeshe shiu. Gjatë ditës në të gjitha zona përmirësim i motit dhe intervale kohore me diell. Temperaturat do të shënojnë ulje.

Fundjava vjen me mot me diell dhe rritje të sërishme të temperaturave. Të Hënën rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të ngajshme

Festat në Ibiza kthehen në makth/ Spitalet nuk përballojnë fluksin e pacientëve nën efektin e drogës

Valjeta Turkaj

Agon Zejnullahu vdiq në rrethana ende të paqarta në orët e hershme të së hënës gjatë ndalimit nga policia.

Erzana Fazliu

Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, dyshohet se makina e tij ka rënë në ujë

Valjeta Turkaj