Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell, pas rrebesheve të shiut me vetëtima dhe bubullimë që priten gjatë kësaj nate dhe mëngjesit të hershëm, pra reshjet parashihet të pushojnë gjatë mëngjesit ose paradites për të vijuar dita me intervale kohore me diell. Temperaturat do të shënojnë ulje dhe pritet një ditë e freskët për shkak të erërave të freskëta nga veriu e veriperëndimi.
Gjatë ditës sot në Shqipëri priten intervale kohore me diell por temperaturat do të pësojnë ulje.
Për fundjavë na pret mot me diell dhe vranësira lokale. Reshje atmoferike nuk pritet të ketë ndërsa temperaturat pritet të ngriten.
Rrebeshe të reja kalimtare pritet të kemi të hënën.

