Telenews

Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell. Do të fryjnë erëra të ftohta nga veriu sidomos në Rrafshin e Kosovës dhe viset kodrinore dhe malore ku priten edhe fjolla të herë pas hershme, sporadike bore. Në Dukagjin në fillim, pastaj edhe në viset tjera priten intervale kohore me diell. Temperatura maksimale vetëm 7 gradë Ceslius.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por i freskët e në viset kodrinore-malore edhe i ftohtë. Në përgjithësi moti do të ketë tendencë stabilizimi dhe përmirësimi, ndërkohë që temperaturat rikuperohen pas uljes së përkohshme.

Reshje sporadike bore dhe vranësira nesër priten në Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës, ndërsa në Mal të Zi mot kryesisht me diell.

Në tërë rajonin sot pritet të jetë më freskët e në zonat kontinentale edhe ftohtë.

Të dielen dhe të hënën përmirësim i motit. Nata dhe mëngjesi do të jenë mjaft të ftohta, ndërsa dita stabile, ndërsa të hënën edhe e ngrohtë për këtë periudhë kohore.

Të Marten reshje të reja shiu, madje të dendura dhe mundësi për vërshime të shpejta. /Telenews.al/

 

Të ngajshme

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në rend dite projektligje dhe ndryshime në komisionet parlamentare

Rrezarta Ramaj

E solli babanë e dehur në Emergjencë, dyshohet se e grushtoi mjekun kujdestar në Ferizaj

Rrezarta Ramaj

Kurti: Më shumë se gjysma e rasteve me kancer të gjirit zbulohen në stade të hershme

Rrezarta Ramaj