Të shtunën edhe do të mbajë mot më i ftohtë dhe me erë. Sasia e reshjeve të parashikuara prej 20mm në vise të ulëta, e deri në 70mm rreth vargmaleve të Sharrit, mund të çojë edhe deri tek vërshime lokale.
Nga dita e diel pritet të mbajë mot më stabil, jo edhe shumë i ngrohtë, pa mundësi për të reshura, me intervale me diell dhe vransira. Ditën e mërkurë kryesisht me kthjellime.
Reshjet dhe erërat që do të fryjnë në fundjavë, do mbajnë ndotësit ajror më të shpërndarë, kështuqë indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të mira dhe të pranueshme.
Indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë në nivele të ulëta, e nga dita e diel sërish rritet në vlera të rrezikut të lartë, ndaj edhe preferohet që t’i shmangemi ekspozimit në diell orëve të mesditës.
9.07 – Kryesisht me vransira, më ftohtë dhe me erë. Reshjet vazhdojnë kohëpaskohe, vende-vende edhe më intensive. Deri në mbrëmje pushojnë.
11.07 – Në mëngjes kryesisht me diell, ditën pjesërisht vranët dhe ngrohtë.
12.07 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.
11.07 – Ngrohtë dhe kryesisht me diell.
Temperaturat minimale zbresin edhe deri në 10C e 9C ditën e hënë dhe martë, e maksimalet pas rënies ditën e shtunë në 19C, shënojnë rritje në 22C deri 25C ditëve vijuese.
Do të fryjë erë mesatare dhe fuqishme nga veriu e verilindja 7-15m/s ditën e shtunë, më pas e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.
Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale në fundjavë, e më pas me trende të rritjes.

