Telenews

​Parlamenti polak shpall Rusinë shtet sponsor të terrorizmit

​parlamenti-polak-shpall-rusine-shtet-sponsor-te-terrorizmit

Përmes një rezolute, Sejm, Dhoma e Ulët e parlamentit polak, e shpalli Rusinë shtet sponsor të terrorizmit.

Rezoluta ishte një përpjekje e dytë për një votim pasi e para dështoi dy javë më parë për protestat e opozitës kundër partisë në pushtet duke shtuar një amendament të minutës së fundit, që nuk ishte pjesë e draftit të përgatitur fillimisht nga partitë opozitare.

Partia në pushtet ”Ligj dhe Drejtësi” detyroi rezolutën që përmban amendamentin e diskutueshëm që fajëson Rusinë për aksidentin e avionit të vitit 2010, në të cilin presidenti i atëhershëm polak, bashkëshortja e tij dhe 94 zyrtarë të tjerë dhe ekuipazhi u vranë gjatë një tentative uljeje në një aeroport afër Smolensk në perëndim të Rusisë, shkruan ATSh.

Partitë opozitare ranë dakord të mos e votojnë rezolutën.

Të ngajshme

Turqia nis stërvitjen e madhe ushtarake “Ujku i Detit”, përfshihen 100 anije dhe 50 aeroplanë

Yllka Gashi

Gjuetari ia merr jetën nënës së 5 fëmijëve, e ngatërroi me një dre

Yllka Gashi

Sulm masiv me dronë ukrainas në Moskë, dy të vrarë dhe disa të plagosur –

KushtrimGuraj