Telenews

Partitë e vogla kërcënojnë me dalje nga Qeveria e RMV-së dhe zgjedhje të reja

Qeveria e kryeministrit Dimitar Kovaçevski mund të humbë shumicën në Kuvend, rrjedhimisht Maqedonia e Veriut të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Disa parti të vogla që janë pjesë e koalicionit qeveritar, që udhëhiqet nga Lidhja Social Demokrate (LSDM), kanë paralajmëruar mundësinë që deputetët e tyre të largohen nga shumica parlamentare nëse nuk përmbushen disa kërkesa të tyre lidhur me modelin zgjedhor dhe disa zgjidhje ligjore që i kanë në programet e tyre partiake.

Shumicën parlamentare e përbëjnë 65 deputetë, sipas Kovaçevskit, apo vetëm katër më shumë se numri i nevojshëm prej 61 deputetëve nga gjithsej 120 sa ka Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Pjesë e koalicionit me LSDM-së, veç tjerash, janë Ripërtëritje Demokratike, Partia “Dinjiteti”, Lidhja Demokratike, si dhe disa parti tjera që kanë nga një deputet, por duke marrë parasysh faktin se shumica nuk është stabile për shkak të numrit të votave, mund të ndodhë që largimi i tyre të shkaktoj krizë qeveritare.

Të ngajshme

IEA paralajmëron: Lufta në Iran po krijon krizën më të madhe energjetike në histori

Valjeta Turkaj

Shala: Qytetari po paguan taksë jomeritore – sektori energjetik në situatë të rënduar

Valjeta Turkaj

Skandali me njehsorë elektrikë, ZRRE del me njoftim: Çdo konsumator i prekur do të kompensohet plotësisht

Valjeta Turkaj