Telenews

Pas 15 vitesh, Alban Skënderaj vjen me “Rrënjët”, rikthimi më i ndjerë i karrierës

Ylli i muzikës shqipe, Alban Skënderaj, njihet si një nga emrat më të dashur dhe më të kërkuar nga fansat, kudo që ka shqiptar.

Pas disa koncerteve gjigante ku arriti të ketë mijëra pjesëmarres, tani suksesi i tij po vjen me një befasi për fansat, shkruan Indeksonline.

Pas 15-vitesh po rikthehet me një album, i cili është me këngë të frymëzuara nga rrënjët tona shqiptare.

Për këtë arsye ai ka zgjedhur ta titullojë këtë album “Rrënjët”.

“Ka disa gjëra që flenë brenda nesh për vite me radhë pa bërë zë. Janë kujtime, tinguj, aroma… janë zëra që i kemi ndjerë që kur kemi qenë fëmijë dhe që në një moment të jetës mendojmë se i harrojmë. Por ato nuk ikin kurrë. Rrinë aty, diku thellë, dhe presin të rizgjohen.

Unë jam larguar në një moshë shumë të re dhe nuk pata mundësinë të njihem thellësisht me muzikën tonë, por gjurmët e motiveve tona, sado pak dhe pa vetëdije, kanë lënë shenjë edhe tek unë. Njeriu mund të jetojë kudo në botë, mund të dashurojë shumë vende, kultura dhe tinguj, por ka disa gjëra që flenë në shpirt dhe, herët a vonë, të thërrasin.

Pas 15 vitesh rikthehem me një album, ndoshta më i veçanti dhe më i ndjeri që kam krijuar deri tani. Janë këngë që kanë buruar në mënyrë spontane dhe instinktive, dhe që lidhen natyrshëm me njëra-tjetrën. Nuk është vetëm një album për mua; është një frymë, një vepër si një trup i vetëm.

Pas shumë vitesh në muzikë, pata një nevojë instinktive për të eksploruar dhe për t’u frymëzuar nga rrënjët tona, të cilat janë një vlerë e jashtëzakonshme e kulturës dhe identitetit tonë. Shpresoj shumë që, kur ta dëgjoni, të gjeni edhe ju një copëz nga vetja brenda tij. Sepse, në fund të fundit, të gjithë kthehemi diku. Edhe unë, këtë herë, me këtë album, jam kthyer në shtëpi.” ka thënë ai.

Të ngajshme

Dy ditë para ditëlindjes së Dafinës, Geek i propozon të dashurës së re

Rrezarta Ramaj

Baby G ndan foton e parë me partnerin

Rrezarta Ramaj

Barbie Ferreira zbuloi arsyet pse u largua nga seriali “Euphoria”: Nuk isha e sigurt nëse ishte për mua

Rrezarta Ramaj