Telenews

Pas 5 viteve, rasti Drenica 1 drejt fundit, Selimi akuzat i quan fyese e komike

Ofenduese e inskenim të rastit i kanë quajtur akuzat e Prokurorisë Speciale, për krime lufte ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi e ish-luftëtari Jahir Dermaku.

Të dy këta në fjalët përfundimtare para trupit gjykues, përmenden se kanë mbajtur burg vite më parë, por që arsyen nuk e kanë pasur të qartë.

Selimi tha se është tragjedi dhe komike, që duke u bazuar vetëm në deklaratë të një dëshmitari, që sipas tij ka shpifur, prokuroria të i ngarkoi me akuza të tilla.

“Është turp me ardh në këtë gjykatore me thanë që une e kam rrahur një person në kohën më të vështirë për cfarë arsye, se nuk i kanë shitur dele UÇK-së..Ne e kemi mbajtur burgim e si dim pse, prapë jam këtu nuk e di për cka është poshtëruese e zhgënjyese…është total gabim ky proces jemi mundu edhe me faza të mëhershme e kuptoj edhe rrethanat që i kanë pas ata por ju e dini edhe kohën e luftës ju edhe e keni përjetu vet. Kam luftu ndershëm dhe kjo është krenaria më e madhe e jetës sime,” ka thënë i akuzuari, Sylejman Selimi.

“Por, për ta inskenuar rastin si krime lufte, për t’i dhënë publicitet e për ta bërë të duket si rast i rëndësishëm në nivelin e lartë, mundësia më e mirë për ta ka qenë të na përfshijnë ne, pasi ishim në pozita të rëndësishme publike në atë kohë, e gjatë luftës ishim pjesëtar të UÇK-së, duke shërbyer me nder luftës për liri të vendit tonë,” ka thënë i akuzuari Jahir Dermaku

Vendim lirues, e duke folur për këtë proces të nisur vite më parë, kërkuan avokatët, të cilët e konsideruan si jokredibil dëshmitarin e vetëm.

“Deklarata e dëshmitarit A nuk e plotëson asnjërën kriter të këtij testi, sepse deklarata e tij nuk e kalon asnjërën pikë, as nuk e ka ndërlidhjen me realitetin, të paktën në aktin e akuzës,” tha avokati i Sylejman Selimit, Artan Qerkini.

“Ky proces gjyqësor është duke u zvarrit prej vitit 2011, një barrë e madhe u kanë për këta njerëz që kanë qenë dhe janë bartës të luftës, fakt të cilin nuk e kanë mohuar asnjëherë edhe ne si avokat kemi theksuar se kanë qenë pjestarë të luftës dhe kanë kontribuar në atë luftë,” tha avokati i Jahir Demakut, Mexhid Syla.

Por, Prokuroria Speciale konsideron se të akuzuarit duhet të dënohen.
“Dëshmitari A në mënyrë të qartë e përshkruajti ngjarjen se si gjatë kohës së konfliktit të brendshëm në Kosovë, gjatë kohës së luftës e kishin marr dy persona, siç i quan ai me veshje të kamoflluar të UCK-së, dhe e kishin quar në një vend të ashtuquajtur burg i Likocit, dhe posa ka arritur atje përvec që i njëjti është dënuar e malltretuar e kemi edhe aktgjykime të formës së prerë, e kishte parë edhe një viktimë tjetër nga fshari Shipol i Mitrovicës, ai ishte viktimë civile, viktimë shqiptare dhe arsyeja e ndaljes nga këta ishte për shkak se sipas tyre nuk ishte përkrahës i UÇK-së,” deklarata e prokurores Florije Shamolli.

Sylejman Selimi u dënua nga Gjykata në Mitrovicë më 2015, për rastin Drenica 2 me 8 vite burgim, por Apeli e kishte ulur në 7 vite. Derisa për rastin “Drenica 1” ishte dënuar me 6 vjet dhe rasti është kthyer në rigjykim por që nuk ishte trajtuar asnjëherë, deri në këtë vit.

source

Të ngajshme

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Rrezarta Ramaj

I zhdukur nga 2 korriku, policia kërkon ndihmë në gjetjen e Xhafer Raqit

Rrezarta Ramaj

Vedat Bajrami padit Xhulin për shpifje dhe fyerje pas deklaratave në podcast

Rrezarta Ramaj