Telenews

Pas ftohjes me Nora Istrefin, prishen marrëdhëniet edhe mes Robertit dhe Erës?

pas-ftohjes-me-nora-istrefin,-prishen-marredheniet-edhe-mes-robertit-dhe-eres?

Nora Istrefi dhe Robert Berisha, i dhanë fund martesës së tyre, kohë më parë.

Ani pse u ndanë, dyshja kishin raporte të mira duke mbetur miq, pasi së bashku kanë një vajzë, shkruan lajmi.net.

Ata janë shoqëruar shpesh bashkë edhe nëpër pushime.

Por, duket se lidhja e re e Robertit me Lauretën prishi balancat mes tij dhe ish-bashkëshortes.

Kjo u vërtetua nga rrjete sociale, ku ish çifti filluan të mos ndiqeshin më.

E duket se gjërat mes tyre janë serioe, pasi përveç Norës ai ka hequr edhe motrën e saj Erën.

Dy artistët nuk ndiqen më në ‘Instagram’. Ata kanë patur një raport të mirë me njëri-tjetrin edhe pas ndarjes së Robertit nga Nora. Madje Era i ka shoqëruar edhe në pushime e dalje të tjera.

Për fat të keq, Roberti u nda edhe nga e dashura e tij e re, pak muaj pasi konfirmuan romancën e tyre.

Të ngajshme

Gjyqi për vrasjen e Tupac Shakur fillon 30 vjet pas vdekjes së reperit

Yllka Gashi

Sofia Vergara flet hapur pas tërmetit në Kolumbi: “Nuk jeni vetëm, të gjithë do t’ju ndihmojmë”

Yllka Gashi

Raportohet se kënga legjendare e Shkurte Fejzës hyn në filmin amerikan për luftën e Kosovës

Yllka Gashi