Telenews

Pas ndarjes me Bleron, Afrona Dika përballet me një tjetër problem

Modelja Afrona Dika dhe këngëtari Blero i dhanë fund martesës së tyre.

Modelja ka rënë sërish pre e një sulmi kibernetik. Asaj i kanë vjedhur Instagramin për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër.

Edhe ky veprim ka përkuar me momentin kur në media u publikua lajmi se ajo dhe Blero i kanë dhënë fund martesës.

Dy javë më parë përmes një Instastory, Afrona njoftoi se e ka rimarrë sërish profilin e saj, duke i falenderuar të gjithë për ndihmën e dhënë.

“Përshëndetje të gjithëve, tani profilin tim e kam sërish, ishte hakuar për disa ditë. Dua të falenderoj me zemër ato që më ndihmuan në rikthimin e tij”, shkroi modelja në atë kohë, pa e ditur se do i ndodhte e njëjta gjë shumë shpejt.

Të ngajshme

“Le të lehin, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, Monika Lubonja thumbon kritikët

Rrezarta Ramaj

Përdori emrin e Dua Lipës për të shitur produkte pa leje, këngëtarja shqiptare fiton betejën ligjore

Rrezarta Ramaj

Sydney Sweeney dhe Scooter Braun shfaqen dorë për dore në New York –

KushtrimGuraj