Telenews

Pas telasheve me zgjedhje, Ekuadori përballet edhe me sulme me bomba e gardianë të marrë pengë

Ekuadori është goditur nga një seri e sulmeve me bomba nëpër makina dhe marrja peng e më shumë se 50 gardianëve nëpër burgje, vetëm disa javë pasi vendi u trondit nga vrasja e njërit nga kandidatët për president.

Sipas policisë ekuadoriane, nga shpërthimet që ndodhën në kryeqytet nuk pati të lënduar, ndërsa ministri i Brendshëm, Juan Zapata, tha se asnjë nga gardianët e marrë peng në gjashtë burgje të ndryshme nuk ishte plagosur.

Autoritetet bën të ditur se veprimet e grupeve kriminale ishin përgjigja ndaj zhvendosjes së të burgosurve të ndryshëm dhe masave të marra ndaj tyre, shkruan AP.

Shërbimi Kombëtar për Vëmendjen ndaj Personave të Privuar nga Liria, vitet e fundit humbi kontrollin e burgjeve të mëdha, të cilat kanë qenë vendi i trazirave të dhunshme që rezultuan në dhjetëra vdekje.

Të ngajshme

Kontrollojeni kuletën, disa monedha 2-euroshe mund të vlejnë mijëra euro

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj

Zbulohet fabrika ilegale e cigareve në Slloveni, punëtorët mbaheshin të mbyllur për 25 ditë –

KushtrimGuraj