Pauzë 1 orëshe në seancën e mosbesimit ndaj Abazoviqit
Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Duroviq, e ka çuar në pauzë prej 1 orëshe seancën në të cilën po mbahet mocioni për rrëzimin e Qeverisë Abazoviq.
Ajo tha se këtë vendim e ka marrë në pajtueshmëri të grupeve parlamentare dhe se kjo pauzë, sipas saj është edhe në “interes të kryeministrit”, shkruan Vijesti.
Kujtojmë se sot po vazhdon të mbahet seanca e mosbesimit ndaj qeverisë të Dritan Abazoviq, ku mocionin e kanë nënshkruar 36 deputetë ndërsa për rrëzimin e tij nga posti i të parit të qeverisë duhen 41 deputetë.

