Telenews

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka refuzuar takimin e së martës të thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, me liderë të partive.

Takimi, sipas thirrjes së Haxhiu, synon të kontribuojë në dialogun politik dhe institucional për tejkalimin e situatës aktuale dhe funksionalizimin e institucioneve.

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, të shtunën konfirmoi se nuk do të jenë pjesëmarrës, ndërkohë që ftesën e Haxhiut e quajti “manipulim”.

“Kjo është edhe një tentativë manipulimi për afate, Haxhiu më mirë do të ishte t’i kishte shkruar letër Deharit që ta thërrasë seancën. Çfarë logjike ka, si mund të ushtrosh mandate dhe të dërgosh letra, kur është dashtë që letrën e parë t’ia dërgoj Deharit. PDK-ja nuk do të jetë në atë takim, ne do të jemi në Kuvend”, deklaroi ai.

Të ngajshme

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

Rrezarta Ramaj

KFOR zhvillon ushtrim ushtarak pranë Obiliqit, në fokus ‘luftimet’ në mjedis urban

Yllka Gashi

Manxhuka reagon pas raportimeve për takimin e Kurtit me të dyshuarin për spiunazh

Yllka Gashi