Telenews

PDK për bisedën mes Kusari-Lilës dhe Radojiçiç-it: Të hetohet nga prokuroria – me çiftin e Mimozës s’bëjmë koalicion

 

 

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se biseda e shefes së grupit paralajmëtar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Milan Radojiçiç tregon për “afërsinë e LVV-së me Listën Serbe”, duke theksuar se “hipokrizia dhe mashtrimi janë konstantja e vetme e kësaj kaste qeverisëse”.

“Bisedat që i dëgjuam sot, mes shefes së grupit parlamentar të VV-së me kryeterroristin Radoiçiç, e konfirmojnë qartë afërsinë dhe koordinimin me Listën Serbe. Çka fsheh ende afëra ‘Zdravo’ mbetet të shihet, por tashmë s’ka dilema se kjo duhet të hetohet nga organet përkatëse”, shkroi ajo në Facebook.

Ndërkaq deputeti Ardian Kastrati, ka theksuar se partia e tij nuk do të bëjë asnjëherë koalicion me LVV-në edhe pse për këtë pati zëra nga eksponentë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Alo, zemlaka, për ata që po pyesin për koalicione. Me çiftin e Mimozës koalicion, a? Unë kurrë jo. Ndërsa, unë për vete flas, do të isha edhe më anti-shqiptar me votu një koalicion me çiftin e Kusarit”, shkroi Kastrati në Faceobook.

“Duhet me qenë shumë anti-shqiptar për ta arsyetuar bisedën e Mimozës me ‘zemlakun’ e vet. Duhet me qenë edhe ma anti-shqiptar duke e arsyetuar faktin që Kurti ka sanksione nga BE e SHBA, pra nga ata të cilët e kanë bombarduar qendrën e urat e Beogradit për me i ndal masakrat e ‘zemlakut’ nëpër Gjakovë e kudo nëpër Kosovë”.

Ndryshe, Kusari-Lila, kishte gënjyer publikisht kur kishte deklaruar se nuk ka biseduar direkt me telefon me Radojiçiçin, kriminelin dhe autorin e sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit gjatë vitit të kaluar ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Në një audio-incizim të ri të publikuar nga mediumi “Nacionale”, Kusari Lila dëgjohet duke biseduar me kriminelin Radojiçiç me ndërmjetësim të Sllavko Simiç-it nga Lista Serbe.

“Alo zemlajke, a po nihemi?”, i thotë Radojiçiç, Kusari Lilës. “Po, po të dëgjoj”, ia kthen Kusari-Lila, teksa Radojiçiç e pyet “qysh je, qysh po kalon? “Qe, qe në Kuvend i kam pasë disa takime. Tash u lirova, po shkoj në shtëpi”, dëgjohet kryedeputetja e LVV-së duke biseduar me Radojiçiç-in.

Të ngajshme

A i mundësuan vlerësuesi i licencuar i pronave dhe përmbaruesi privat përvetësimin e pronave fajdexhiu? –

KushtrimGuraj

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj