Telenews

PDK REAGON PAS SKANDALIT PËR AMBASADORIN MARTINAJ

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar për skandalin e raportuar në media të ambasadorit kosovar në Kroaci, Martin Berishaj.
Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, me anë të një postimi në Facebook ka nënvizuar faktin se tani kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dikur festonin me shampanjë me Berishën.

Ai ka thënë se ky raportim godet rëndë politikën e jashtme të Kosovës, e cila sipas tij po shkatërrohet nga Qeveria Kurti.
Siç raporton mediumi slloven Ambasadori i Kosovës në Kroaci dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.

Ambasadori Berishaj dyshohet se ka shërbyer si ndërmjetës mes një kompanie serbe dhe politikanit slloven, Robert Golub. Në mes tyre, sipas hulumtimit të televizionit slloven, ndodhen 600 mijë euro të dyshimta.

Të ngajshme

Barcelona tërhiqet nga gara për Alvarez, gjiganti anglez opsion për argjentinasin

Yllka Gashi

Një 22-vjeçar kryen veprime të rrezikshme me motoçikletë në Shtime, policia e gjobit me 500 euro

Yllka Gashi

“Më shpërtheu bomba, rashë shehadet”, hoxhë Fatmir Latifaj rrëfen si e humbi dorën në luftë

Yllka Gashi