Telenews

PDK themelon nëndegën e parë në Gjermani

Në Gjermani Partia Demokratike e Kosovës e ka themeluar nëndegën e saj në Regensburg.

Kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur Shqiptar Gubetini.

Po ashtu është zgjedhur edhe  kryesia e nëndegës së PDK-së.

Në Kuvendin Zgjedhor morën pjesë anëtarë nga Këshilli Inicues për Bavari dhe Thüringen, përfaqësues nga Këshilli, deputetë të Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Ganimete Musliu dhe Mërgim Lushtaku, njëherësh edhe përfaqësues nga Komisioni për Organizim të zgjedhjeve të kësaj partie në mërgatë.

Pjesmarrës në Kuvendin Zgjedhor të nëndegës së PDK-së Regensburg ishin edhe shumë bashkatdhetarë nga fusha të sportit, kulturës, ekonomisë, studentë, etj.

Të ngajshme

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull të negociatave me BE-në, Rama: Një hap më pranë anëtarësimit

Rrezarta Ramaj

Disa ditë pas skandalit, Eli Fara rikthehet në skenë me një koncert në Tiranë

Rrezarta Ramaj

Ronaldo, 19 gola larg shifrës së 1.000 golave në karrierë

Rrezarta Ramaj