Telenews

Peci mbron Bashën: Nuk ka qenë bllof, e ka përkrahjen e krejt grupit tonë të deputetëve (VIDEO)

Ministri në detyrë i Buqësisë dhe njëherit kandidati i koalicionit LVV-GUXO për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova foli në lidhje me zgjedhjen e Dimal Bashës, si kryeparlamentar.

Ai tha se nuk ka qenë bllof dhe u shpreh se e ka përkrahjen e krejt grupit tonë të deputetëve.

“Nuk ka qenë bllof Dimali, ka qenë një përpjekje, aty disktohet, hapet diskutimi me cilin mundemi me shku, mes tjerash ka  ardhur si propozim Dimali”, u shpreh ai.

Peci foli edhe në lidhje me atë se do të japë dorëheqje Dimal Basha për t’ia liruar vendin Albulena Haxhiut.

“Kryetari i Kuvendit e ka përkrahjen e krejt grupit tonë të deputetëve, nuk mundet me ushtru nënkryetari, për shkak se heqja dorë, teorikisht dhe praktikisht dhe në bazë të praktikës të pozicionit të kryetarit të Kuvendit, shtron nevojën e zgjedhjes së një kryetari të ri”, u shpreh tutje ai.

 

Të ngajshme

Kërcënime për bomba në disa institucione në Shqipëri, policia: E-maili erdhi nga Arabia Saudite

Rrezarta Ramaj

Dronë, llastiqe dhe pajisje elektronike, arrestohet 23-vjeçari që ua shiste protestuesve në Tiranë

Rrezarta Ramaj

Arrestohet në Prishtinë 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Rrezarta Ramaj