Telenews

Pedri largohet nga fusha i lënduar pas ndërhyrjes së rrezikshme të Kroos

Ylli i Barcelonës, Pedri, ka marrë një tjetër lëndim pasi u detyrua të largohet nga fusha e lojës në ndeshjen ndaj Gjermanisë.

Mesfushori ishte pjesë e formacionit startues të Spanjës, por u detyrua të largohej nga fusha pas dhjetë minutave lojë pas një ndërhyrje të rrezikshme nga Toni Kroos.

Kroos u vonua në ndërhyrjen e tij, duke goditur fuqishëm Pedrin i cili mbeti duke u ankuar i shtrirë në fushë.

Befasisht, gjyqtari i ndeshjes vendoi që të mos e ndëshkojë Kroosin me karton të verdhë, teksa Pedri fillimisht u mundua që të vazhdojë të luajë.

Kroos really owned Pedri there pic.twitter.com/6rjHf81fWr

— Dr Yash  (@YashRMFC) July 5, 2024

Sidoqoftë, lëndimi duket se ishte më i rëndë se sa që dukej fillimisht pasi Pedri nuk ia doli të vazhdojë tutje dhe u desh që të zëvendësohej në formacion nga Dani Olmo.

Miku i tij tek Barcelona, Ferran Torres ishte i pari që u mundua ta ngushëllojë Pedrin pasi dukej i mërzitur.

Mbetet të shihet pas ndeshjes se çfarë natyre është lëndimi i Pedrit, por shpresojmë që të mos ketë asgjë serioze dhe t’i rikthehet fushës sa më parë./Telegrafi/

Të ngajshme

Kurti takon xhudistët para Lojërave Olimpike “Paris 2024”: Krenarë jemi, krenarë na bëni!

Erzana Fazliu

Muriqi afër transferimit te Ipswich Town

Erzana Fazliu

UEFA publikoi renditjen e re, zbulohet pozicionimi i klubeve kosovare

KushtrimGuraj