Mëngjesi i sotëm ishte i kobshëm për familjen Berisha në Pejë. Kryefamiljari, Ukë Berisha, u gjet pa shenja jete në ballkonin e shtëpisë së tij në rrugën ‘Azem Lukaj’. I ndjeri dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij duke u varur në një kabllo elektrike.
Ukë Berisha me profesion ishte mjek i Gastroenterologjisë dhe ushtronte profesionin e tij në klinikën “Mediaja”.
Ndryshe, Berisha u gjet i varur në një kabllo elektrike në ballkonin e shtëpisë së tij dhe gjithë ngjarjen tragjike e zbuloi i biri, i cili e gjeti babain pa ndjenja.
Pavarësisht tentativës për ta shpëtuar, duke thirrur për ndihmë Policinë dhe Urgjencën, viktima s’ka arritur që të mbijetojë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vdekjen’.

