Një zjarr i madh raportohet se po ndodh afër Elkos-it në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar Policia në Pejë.
Zëdhënësi i saj, Fadil Gashi tha se sot rreth orës 08:50 policia është njoftuar se një depo është përfshirë nga zjarri.
Ai ka konfirmuar se policia dhe zjarrfikësit tashmë janë në vend të ngjarjes, por se zjarri nuk është shuar akoma.
Ende nuk dihet për dëmet, apo edhe nëse ka të lënduar.

