Telenews

Pejë: Dy raste të ndara të narkotikëve, një i arrestuar e një tjetër në vuajtje dënimi

rasti-i-dhu*nimit-ne-skenderaj,-policia-jep-detaje:-gruaja-me-aftesi-te-kufizuara-eshte-shtatzene

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të ndara të lidhura me narkotikë në qytetin e Pejës, që janë trajtuar nga Njësiti i DHTN-Pejë më 30 shtator 2025.

Rasti i parë – Posedim i paautorizuar i narkotikëve
Rreth orës 16:00, pas një hetimi disa mujor dhe me urdhër të prokurorit, është bastisur prona e një të dyshuari mashkull kosovar. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar rreth 4.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e ndarë në katër paketime, si dhe një “grinder”.
I dyshuari për këtë rast ndodhej tashmë në vuajtje të dënimit, sipas një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë.

Rasti i dytë – Kultivim i bimës së kanabisit

Po të njëjtën ditë, rreth orës 10:00, pas marrjes së informatave dhe me urdhër të prokurorit, policia ka bastisur objektin e banimit dhe pronat përcjellëse të një mashkulli kosovar. Gjatë kontrollit është gjetur një bimë e dyshuar si kanabis Sativa, me gjatësi rreth 2 metra.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë krim-teknikët, të cilët e kanë evidentuar rastin, ndërsa me urdhër të prokurorit bima është shkatërruar. I dyshuari është arrestuar, por pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Të dy rastet janë duke u hetuar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.

Të ngajshme

Kërcënime për bomba në disa institucione në Shqipëri, policia: E-maili erdhi nga Arabia Saudite

Rrezarta Ramaj

Dronë, llastiqe dhe pajisje elektronike, arrestohet 23-vjeçari që ua shiste protestuesve në Tiranë

Rrezarta Ramaj

Arrestohet në Prishtinë 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Rrezarta Ramaj