Telenews

Pensionimi i Federer, ylli zviceran ka ende 9 rekorde mbi Nadal dhe Djokovic

Ylli zviceran i tenisit, Roger Federer njoftoi ditën e enjte të 15 shtatorit se do të tërhiqet nga sporti porfesionist.

41-vjeçari do të luajë për herë të fundit në Laver Cup që zhvillohet më 23-25 shtator.

Fituesi i 20 Grand Slam, e ka marrë titullin e fundit në Australian Open katër vite më parë. Kohët e fundit, rivalët e tij, Rafael Nadal dhe Novak Djokovic e kanë parakaluar, përkatësisht me 22 dhe 21 Grand Slam.

Megjithate, Federer ka ende rekorde nën emrin e tij

Ai mban rekordin për javët e njëpasnjëshme si numri “1” në botën e tenisit, 237. Zvicerani u rikthye numëri “1” në botë dy herë brenda vitit 2018, në shkurt dhe qershor. Muajin e fundit ishte 36-vjeç e 10 muaj, tenisti më i vjetër që arrinte diçka të tillë.

Ndërsa rekordi i tij në Grand Slam u kalua nga Nadal dhe Djokovic, ai ende mban më shumë tituj në ATP Finals në histori, gjashtë. Megjithatë, serbi Djokovic ka vetëm një më pak.

Ai është lojtari i vetëm në historinë e ATP-së që ka arritur 10 finale radhazi në nivele madhore nga Wimbledon në 2005 në US Open në 2007.

41-vjeçai është i vetmi lojtar që ka fituar tre nga Grand Slam-et të paktën pesë herë dhe është i vetmi që ka arritur në finale nga të katër kryesoret në të njëjtin sezon tre herë.

I vetmi lojtar që ka fituar tre Grand Slam të paktën pesë herë dhe i vetmi që ka shkuar në finale tre herë radhazi brenda një sezoni në katër ngjarjet kryesore.

Djokovic së fundmi eklipsoi rekordin e Federer-it prej 31 paraqitjesh në finale të Grand Slam-it. Por zvicerani ende mban rekordin për shumicën e arritjeve në gjysmëfinale dhe çerekfinale me 46 dhe 58 respektivisht.

Federer është gjithashtu i pamposhtur në disa fusha në turnetë e Grand Slam, edhe pse ai nuk titujt të plotë.

Ai gjithashtu pati në një seri si i pamposhtur në US Open, duke fituar pesë tituj radhazi nga 2004 në 2008.

Të ngajshme

Portugalia e suspendon Ronaldon, rrezikon dënim deri në gjashtë muaj –

KushtrimGuraj

Duka dhe Ademi të pranishëm në takimin e UEFA-së në Berlin

Rrezarta Ramaj

“Ka qenë hero i Portugalisë, s’i dhanë vlerësimin e merituar”, përlotet nëna e Ronaldos

Rrezarta Ramaj