Telenews

Pensionohet njëri nga gjyqtarët më të njohur të futbollit kosovar

Pas karrierës më shumë se 10-vjeçare, njëri prej arbitrave më të mirë të futbollit në Kosovë, Besfort Kasumi është pensionuar.

Kasumi, i shpallur një herë Gjyqtari i Vitit në futbollin e Kosovës, me qindra ndeshje të gjykuara në futbollin vendor si dhe mbajtës i stemës së FIFA-s qe pesë vjet, ka vendosur të largohet nga zeja e gjyqtarit këtë vit.

Ai nuk do të gjykojë me ndeshje të futbollit në Kosovë. Paparaci mëson se Kasumi ka vendosur të pensionohet nga profesioni i gjyqtarit, mirëpo ai do të mbetet pjesë e futbollit, përkatësisht Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kasumi ishte njëri ndër gjyqtarët më cilësor në elitën e futbollit kosovar, ndërsa ishte shpallur si gjyqtari më i mirë për vitin 2015.

Përpos Superligës së Kosovës, Kasumi ishte certifikuar edhe me stemën e FIFA-s, meqë rast arriti të gjykonte dhjetëra ndeshje të nivelit ndërkombëtar.

Të ngajshme

Pas 16 golave në Zvicër, Demhasaj në radarët e klubit turk – marrëveshja afër finalizimit

KushtrimGuraj

Dalin pamjet ku shihet vetura e Diogo Jotas duke u djegur disa minuta pas aksidentit

Valjeta Turkaj

Konfirmohet rikthimi i Tyson Furyt në boks – zbulohet se kur do të ngjitet në ring

Valjeta Turkaj