Pep Guardiola, trajneri spanjoll thuhet të ketë vendosur të largohet nga Manchester City në fund të sezonit të ardhshëm.
City do t’i japë Guardiolës hapësirë për të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen.
Guardiola ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2025 por duket se nuk do të vazhdojë më me skuadrën nga “Etihad”.
Ndërsa City thekson se nuk ka pasur asnjë indikacion zyrtar nga 52-vjeçari, burime të shumta brenda industrisë dhe City kanë diskutuar hapur perspektivën e një largimi të afërt gjatë muajve të fundit, raporton DailyMail.
Kujtojmë se trajneri spanjoll, fitoi gjashtë Premier League dhe një UEFA Champions League.
🚨🚨| BREAKING: Pep Guardiola is expected to STEP DOWN as Man City manager next summer. 🔵⛔
[@Jack_Gaughan] pic.twitter.com/epmuvXJ9uy
— CentreGoals. (@centregoals) May 26, 2024

