Telenews

Përfaqësuesja e Kosovës do të marrë pjesën në turneun e YDF-së

Përfaqësuesja e Kosovës në të dyja konkurrencat me U14 do të marrë pjesën në turneun e YDF-së, që organizohet në Bullgari.

Ky turne do të organizohet nga 29 marsi deri më 2 prill, ndërsa marrin pjesë: Kosova, Bullgaria, Rumania, Turqia dhe Maqedonia Veriore në të dyja konkurrencat.

Ndeshja e parë për Dardanet/ët do të jetë kundër Maqedonisë Veriore më 30 Mars, për të vazhduar më pas me sfidat ndaj Rumanisë, Bullgarisë dhe Turqisë.

FBK dhe FIBA YDF kanë bashkëpunim që nga viti 2016, bashkëpunim ky, i cili ka ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale te lojtarët.

Projekti i mbështetur nga FIBA është i akorduar së bashku me Federatat nacionale të Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Maqedonisë Veriore.  /Telenews.al/

Orari i Kosovës

30 Mars

13:00 Maqedonia V.-Kosova (F)

15:00 Maqedonia V.-Kosova (M)

31 Mars

13:00 Kosova-Rumania (F)

15:00 Kosova-Rumania (M)

1 Prill

17:00 Bullgaria-Kosova (F)

19:00 Bullgaria-Kosova (M)

2 Prill

13:00 Turqia-Kosova (F)

15:00 Turqia-Kosova (M)

Të ngajshme

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj