Telenews

Përfundon dëshminë Nuhi Bytyçi në rastin Thaçi dhe të tjerët

Gazetari Nuhi Bytyçi ka përfunduar dëshminë e tij në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët po akuzohen për krime lufte nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë.

Gjatë fundit të dëshmisë së tij, dëshmitari u përgjigj në pyetjet shtesë të prokurorit Matt Halling, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai tha se gjatë luftës ishte takuar edhe me Fehmi Lladrovcin në Abri të Drenasit në fund të prillit ose në fillim të majit të vitit 1998.

Por, në librin e tij, dëshmitari e kishte përshkruar këtë takim në të cilin Lladrovci i kishte thënë të dakordohet me Shtabin e Përgjithshëm se pa lejen e njerëzve kompetentë ai nuk mund të jepte intervistë.

Bytyçi sërish insistoi që ai e kishte bërë një punë objektive gjatë kohës së luftës, por e kishte edhe qëllim që UÇK-në ta paraqiste si ushtri të fuqishme dhe serioze, pasi sipas tij ajo ishte ushtri e cila nuk bënte krime ndaj popullatës civile serbe.

source

Të ngajshme

Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe nga Wolves

Erzana Fazliu

Latifi: Thëngjill sa të duash, mend hiq, rezultati: terri

Erzana Fazliu

Problemet me energjinë elektrike, Rizvanolli ndërmerr këtë veprim

Donat Hashani