Telenews

Përgjigjja e Osimhen kur u pyet nëse do t’i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Tifozët e Manchester United mendojnë se Victor Osimhen po nënshkruan për klubin pasi dëgjuan përgjigjen e tij përballë një tifozi.

Sulmuesi 26-vjeçar është aktualisht në huazim te Galatasaray, pasi Antonio Conte nuk e kishte në planet e tij te Napoli.

Nigeriani ishte shumë i lidhur me një transferim te Chelsea në gusht 2024, por skuadra e Ligës Premier thuhet se u step nga çmimi i kërkuar prej 125 milionë euro nga klubi i Serie A, sipas BBC Sport .

Manchester United ka qenë gjithashtu i lidhur me një lëvizje të mundshme për lojtarin gjatë sezoneve të fundit, dhe tifozët e klubit janë të bindur se ai mund t’i bashkohet klubit këtë verë pasi një video e tij dhe e një tifozi të United u shfaq në internet.

Mbështetësi i United dhe personaliteti i mediave sociale “Trey” postoi një video të tij dhe Osimhenit në llogarinë e tij në TikTok me mbishkrimin “POV: E binda Victor Osimhenin të nënshkruajë për Man United”.

Sulmuesi mund të shihej duke shtrënguar duart dhe duke qeshur së bashku me Trey.

Dhe fansat në rrjetet sociale thanë fjalën e tyre.

Njëri tha: “Unë nuk shoh asnjë arsye pse ndonjë lojtar do të dëshironte të vinte në United në këtë fazë. Klubi është qartësisht në një gjendje rënieje”.

Një i dytë shtoi: “Futbollisti më ambicioz do të dëshironte të bashkohej me United”.

Ndërsa një i tretë komentoi: “Njeriu e mallkoi vetën tani edhe nëse ai bashkohet me United, ai do të dështojë masivisht”.

Të ngajshme

Yamal i bën dy kërkesa të mëdha Barcelonës, kjo do t’i lë të pakënaqur lojtarët tjerë

KushtrimGuraj

Ronaldo përjashton mundësinë që të bëhet trajner pas pensionimit nga futbolli

KushtrimGuraj

Real Madridi pas talentit holandez, Kees Smit në radar

Valjeta Turkaj