Telenews

Përparim Rama: Dua Lipa, artistja ime e preferuar e komplet “Sunny Hill”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli për nisjen e festivalit “Sunny Hill”.

Ai foli për artisten e tij të preferuar brenda këtij festivali, ku nuk ngurroi të tregonte se është ylli shqiptar, Dua Lipa.

“Dua Lipa është artisja ime e preferuar e komplet festivalit sepse është një yll botëror. Të gjithë mburremi me të dhe është artiste fenomenale”, është shprehur Rama.

Tutje, ai foli edhe për numrin e madh të festivaleve që janë organizuar këtë vit në Prishtinë, ku tha se po krijohet atmosferë krejt tjetër në kryeqytet.

“Prishtina tash është e mbushur me festivale. Po e krijojmë një atmosferë krejt tjetër për Prishtinën, deri tash na kanë njohur si vend i pasluftës ndërsa tash me festivale si Manifesta, Ramë Lahaj & Friends, Prifilm Fest e të tjerë, po e ndërrojnë Prishtinën”, është shprehur Rama.

Të ngajshme

Dantella rikthehet fuqishëm: Modelet më të bukura të veshjeve dhe aksesorëve

Rrezarta Ramaj

Zbulohet shkaku i vdekjes së modeles Sahara Ray

Rrezarta Ramaj

Oriola Marashi në kërkim të qenushes së zhdukur, ofron 2 mijë euro shpërblim për atë që e gjen –

KushtrimGuraj