Telenews

Përparim Rama refuzon të deklarohet për përçarjen brenda LDK’së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka refuzuar të bëhet pjesë e debatit që shpërtheu qe nga dje brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës pas kërkesës për dorëheqje të kryetarit të saj nga tri degë të LDK’së.

Derisa po fliste para gazetarëve për koncertin e sotëm, “Kanga Jonë – Dashni nga Prishtina”, i cili organizohet nën patronatin e Kryeqytetit dhe që mbledh artistë nga Kosova e Shqipëria, Rama nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve kur iu kërkua të fliste për LDK’në.

“Për koncert po, për tjerat jo. Hajdeni për ekspozitë”, tha Rama.

Dje degët e LDK’së në Pejë dhe Lipjan si dhe Dega e dytë në Prishtinë, kanë kërkuar dorëheqjen e Abdixhikut pas rezultatit të 7 qershorit.

Anëtarë të shumtë të LDK’së reaguan pas këtij zhvillimi, disa prej të cilëve mbështeten kërkesat e këtyre degëve, ndërsa të tjerë i dolën në krah Abdixhikut.

Të ngajshme

A i mundësuan vlerësuesi i licencuar i pronave dhe përmbaruesi privat përvetësimin e pronave fajdexhiu? –

KushtrimGuraj

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj