Telenews

Përplasja e trenave në Indi, shkon në 70 numri i viktimave, mbi 350 të plagosur

Të paktën 70 persona kanë vdekur dhe më shumë se 350 janë plagosur pas përplasjes së trenave në Indi.

Mediat raportojnë se dy trena pasagjerësh dhe një tren mallrash u përplasën në qytetin Balasore në shtetin Odisha, sipas një deklarate nga kryesekretari i shtetit Pradeep Jena.ADVERTISING

Zyrtarët thanë se njëri nga trenat e pasagjerëve doli nga shinat pranë Balesëar duke rënë në shinat e kundërta. Disa vagonë u goditën nga një ekspres i shpejtë që ishte në vijën e poshtme. Më pas disa nga vagonët e dalë nga shinat nga përplasja e parë u goditën nga vagonët e një treni mallrash.

Dhjetëra të tjerë mbeten të bllokuar nën vagonët e dalë nga shinat, por errësira po pengon operacionet e shpëtimit. Më shumë se 100 ekipe shpëtimi janë dërguar në vendin e aksidentit dhe janë angazhuar në operacionet e shpëtimit. Rreth 60 ambulanca janë mobilizuar për të dërguar të plagosurit në spitale.

Të ngajshme

​Regjistrohen gati të gjitha grupet parlamentare, Kuvendi pritet të ketë seancë këtë javë

Yllka Gashi

Osmani vazhdon aktivitetet në Amerikë, flet në organizatën ‘Women Political Leaders’

Yllka Gashi

Gjini pret në takim një delegacion të lartë shtetëror e diplomatik nga Franca

Yllka Gashi