Telenews

Policia e Kosovës kap një kamion me mallra nga Serbia

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 20 dhjetor kanë parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në Komunën e Gjilanit. Policia e Kosovës thotë se ky parandalim i kontrabandës vjen pas shtimit të kontrolleve në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht në zonën e Gjilanit dhe Kamenicës.

Në rrugën Gjilan-Prishtinë, është hasur një kamion me targa vendore nga drejtuesi M.S i moshës 40 vjeçare. Gjatë kontrollit të kamionit, Policia e Kosovës njofton se janë hasur mallra komerciale të kontrabanduara nga Serbia.

“Me date 20.12.24,   njësitet e lartcekura në orët e vona nē magjiatralen Gjilan-Prishtinë kanē ndaluar nje kamion me targa vendore me drejtues M.S., i moshës 40 vjeçar  nga Lipjani. Gjatë kontrollit te kamionit  janē hasur mallra komerciale  te kontrabanduara nga Serbia ku për mallin i njëjti ka pasur disa fatura të lëshuar nga vendi i origjinës se mallit (Serbia)”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra

Prishtinë, më 21 dhjetor 2024

Policia  e Kosovës, gjegjësisht njësitet e  Taskë  Forcës -Lindje në bashkpunim me Doganen e Kosovës, në zbatim të detyrave dhe luftimin e kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet  taktike dhe operacioneve në teren në brezin kufitar Republikës së Kosovës dhe Serbisë, në zonën që kufizohet me komunën e Kamenicës dhe Gjilanit.

Me date 20.12.24,   njësitet e lartcekura në orët e vona nē magjiatralen Gjilan-Prishtinë kanē ndaluar nje kamion me targa vendore me drejtues M.S., i moshës 40 vjeçar  nga Lipjani. Gjatë kontrollit te kamionit  janē hasur mallra komerciale  te kontrabanduara nga Serbia ku për mallin i njëjti ka pasur disa fatura të lëshuar nga vendi i origjinës se mallit (Serbia).

Mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore procedim të mëtejshëm të rastit nga Dogana e Kosovës.

Të ngajshme

Noizy ironizon me Mozzikun, me postime tallëse për orët luksoze

Erzana Fazliu

Kuvendi publikon një doracak ku një fjalë ngatërrohet me menstruacionet

Erzana Fazliu

Kualitet dhe besueshmëri në çdo projekt – X Company

Erzana Fazliu