Telenews

POLICIA E KOSOVËS LOKALIZON DHE ARRESTON TË ARRATISURIN NGA QENDRA KORREKTUESE

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e mëngjesit në Mitrovicë, është arrestuar personi i cili ishte në kërkim për veprën penale “Arratisje e personit të privuar nga liria”.
Në njoftimin e PK-së thuhet që i arrestuari N. M., 31 vjeçar, është dërguar tek autoritetet e SHKK-së në Qendrën Korrektuese në Smerekovnicë.
Njoftimi i plotë
Arrestohet  personi që ishte arratisur nga Qendra Korrektuese
Mitrovicë, 21 prill 2022
Në orët e mëngjesit të sotëm, njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë arrestuar personin i cili ishte në kërkim për  veprën “Arratisje e personit të privuar  nga liria”.
Rasti i arratisjes është raportuar nga Qendra Korrektuese  në Smrekovnicë, me datën 7 mars 2022.
Pas procedurave të nevojshme, i arrestuari N. M., 31 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar tek autoritetet e SHKK-së në Qendrën Korrektuese në Smerekovnicë.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani