Telenews

POLICIA E MAQEDONISË SË VERIUT REALIZON STËRVITJEN ”PRANVERA-22 NË SHKUP

Me qëllim të prezantimit të mënyrës së organizimit dhe gatishmërisë së lartë të policisë së Maqedonisë së Veriut në kryerjen e detyrave të sigurisë, sot u organizua stërvitja operative-taktike “Pranvera-22”.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, anëtarë të qeverisë dhe përfaqësues diplomatikë në vend morën pjesë në stërvitjen e parë operativo-taktike të kësaj shtrirjeje dhe përmbajtjeje në vend, e cila u mbajt në qendrën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup.
Skenari kompleks i parapërgatitur në qendrën sportive “Boris Trajkovski” përfshinte inskenimin e organizimit të një gare sportive ndërkombëtare të etiketuar si garë me rrezikshmëri të lartë, me prezencë të paralajmëruar të VIP-ave dhe prani të grupeve të tifozëve.
Pjesëtarët e Departamentit të Operacioneve Speciale të Policisë, Departamentit për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve të caktuara, Njësisë së Forcave Ajrore si dhe njësi tjera në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, prezantuan mënyrën e organizimit dhe gatishmërinë e lartë të policisë së Maqedonisë së Veriut për gara sportive me rrezikshmëri të lartë.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani