Telenews

Policia futet në Tregun e automjeteve në Prishtinë, arrestohen disa persona, për këtë arsyje

Katër persona janë arrestuar pasi që janë hasur duke shitur në tregun e automjeteve në Prishtinë, mjete të dhunës.

Përmes raportit policor, bëhet me dije se në katër raste të ndara janë shitur thika të llojeve të ndryshme, elektroshok, boksa të metalit e dylbi të ndryshme për pushkë.

 Tregu i automjeteve Prishtinë 02.10.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ishte hasur në treg duke shituar elektroshok dhe thika të llojeve të ndryshme, të cilat janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Tregu i automjeteve Prishtinë 02.10.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që ishte hasur në treg duke shituar dylbi të ndryshme për pushkë, të cilat janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.  

Tregu i automjeteve Prishtinë 02.10.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që ishte hasur në treg duke shituar thika të ndryshme dhe boksa të metalit, të cilat janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Tregu i automjeteve Prishtinë 02.10.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që ishte hasur në treg duke shituar dylbi të ndryshme për pushkë, të cilat janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.  

Të ngajshme

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull të negociatave me BE-në, Rama: Një hap më pranë anëtarësimit

Rrezarta Ramaj

Disa ditë pas skandalit, Eli Fara rikthehet në skenë me një koncert në Tiranë

Rrezarta Ramaj

Ronaldo, 19 gola larg shifrës së 1.000 golave në karrierë

Rrezarta Ramaj