Telenews

Policia gjen kamera të vendosura ilegalisht në kufi me Serbinë, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën malore nga fshati Ranillug në drejtim të fshatit Konçul (Serbi), kanë gjetur kamera, të cilat dyshohet se ishin vendosur nga persona të dyshuar që merren me kontrabandë të mallrave, për të vëzhguar rrugët.

Në vendin e ngjarjes, sipas policisë, është hasur në një person me nënshtetësi të Kosovës dhe të Serbisë, i cili tashmë është shoqëruar në polici.

Sipas njoftimit, i dyshuari është recidivist dhe se në vendin e ngjarjes kishte dalë “për t’u kujdesur për kamerën që veç e kishin marrë më herët njësitet policore”.

Njoftimi i plotë:

“Njësia e TASK FORC-ës-Lindje (e përbërë nga Policia dhe Dogana e Kosovës), pas pranimit të informatave nga Njësia e Inteligjencës e Policisë Kufitare Lindje, për dyshime të vendosjeve të paautorizuara të kamerave në brezin kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, më 06.05.2024, në rrugën malore nga fshati Ranillug (RKS), në drejtim të fshatit Konçul (Serbi), kanë gjetur dy kamera me solar, të cilat ishin vendosur për të vëzhguar rrugët. Dyshohet se kamerat janë vendosur nga persona të dyshuar që merren me kontrabandë të mallrave.

Në vendin e lartcekur, është ndaluar edhe automjeti me targa serbe me drejtues J. S., 30 vjeçar, me dy shtetësi (të Serbisë dhe Republikës së Kosovës). I njëjti dyshohet se aty ka shkuar për t’u kujdesur për kamerën që veç e kishin marrë më herët njësitet policore.

I dyshuari, recidivist i veprës “Kontrabanda me mallra”, është shoqëruar në polici, ndërsa nga verifikimi i automjetit është vërtetuar se i njëjti nuk ka asnjë hyrje-dalje përmes Pikave të Kalimit Kufitar, andaj dyshohet se i njëjti, këtë automjet e kishte përdorur vetëm për kontrabandë të mallrave përmes rrugëve ilegale.

Lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa automjeti sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë”.

source

Të ngajshme

“Gangsteri i Prishtinës”, kush është Enver Sekiraqa, i dënuar me 25 vjet burgim për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës?

Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën

Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?