Policia ka konfirmuar se ka konfiskuar një motobarkë në Zveçan.
E njëjta dyshohet se është pronë e Milan Radojiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe që është njëri nga ekzekutuesit e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar Veton Elshani, zëdhënës i policisë për rajonin e veriut.
“Sot gjatë ditës policia ka kryer një bastisje në Zvecan me ç’rast ka konfisku një motorr barkë (skaf) që dyshohet të jetë pronë e Milan Radojicic-it i cili njëherit është i dyshimt për involvim në rastin Banjska”, ka thënë Elshani.
Ndryshe sot u raportua se INTERPOL-i ka lëshuar fletarrest ndaj Radojiçiqit

