Policia e Kosovës ka vijuar hetimet në lidhje me rastin “Dinari serb”, duke kryer kontroll edhe të mërkurën në filialen e bankës së ashtuquajtur “Nardodna Banka” në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicë të Veriut.
Gjatë këtij kontrolli, Policia ka bërë të ditur se u zbulua një kasafortë, e cila më 20 maj ishte ende e mbyllur për shkak të mungesës së personit përgjegjës për çelësat.
Por më 29 maj, policia arriti të identifikojë menaxheren e pikës dhe me ndihmën e saj, kasaforta u hap dhe u sekuestruan mjete monetare në vlerë: 152,290.00 Dinar (152,290 dinarë serb), 4580€ (4,580 euro), 940 CHF (940 franga zvicerane).
“Në vazhdën e veprimeve hetimore në lidhje me rastin e titulluar “Dinari serb” sot më datë 29.05.2024 është realizuar kontrolli i filialës së bankës së ashtuquajtur “Nardodna Banka” në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicë Veri, me ç’ rast është kontrolluar një Kasafortë e cila në kohën e kryerjes së kontrollit me datë 20.05.2024 nuk ishte arritur të hapej në mungesë të personit përgjegjës i cili kishte çelësat. Hetuesit policor kanë arrit që me datë 29.05.2024 të identifikojnë menaxherin e pikës, e cila është kontaktuar dhe ka sjellë çelësat e kasafortës në prezencën e së cilës është hapur”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Menaxherja e pikës u intervistua në cilësinë e së dyshuarës në prani të një avokati mbrojtës, ndërsa procesi i kontrollit u zhvillua pa incidente.
Hetimet e mëtejshme janë në vazhdim dhe të gjitha vendimet ligjore do të merren në koordinim me organet e drejtësisë.
Aksioni në veri – Mbyllen gjashtë njësi ilegale të “Bankës Postare Kursimore”

