Telenews

Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua

Policia e Kosovës ka mohuar se ka arrestuar një shtetas turk, për të cilin më herët u raportua se dyshohej për përfshirje në krime lufte në zonën e Krushës dhe rrethinës së Prizrenit.

Sipas Policisë, personi në fjalë është paraqitur në stacionin policor si ankues, ku është intervistuar nga zyrtarët policorë dhe më pas është liruar.

“Personi është paraqitur në stacion si ankues, është intervistuar dhe pas përfundimit të intervistimit është liruar”, tha policia.

Disa media raportuan se shtetasi turk ishte arrestuar nga Policia e Kosovës për dyshime lidhur me krime lufte në Krushë.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera nga autoritetet lidhur me rastin.

Të ngajshme

Haliti: PDK-ja mund të propozojë presidentin edhe pa koalicion me VV-në

KushtrimGuraj

Dyshohet se voziti i dehur, një muaj paraburgim

KushtrimGuraj

Haliti: Presidenti mund të jetë i PDK-së edhe pa koalicion me VV-në

Blearta