Telenews

Policia në veri identifikon kamera vëzhguese: Dyshohet se u përdorën nga institutcionet e sigurisë së Serbisë

Policia ka bërë të ditur se në bashkëpunim me AKI-në, kanë identifikuar dy lokacione në të cilat kanë qenë të vendosura kamerat vëzhguese të kamufluara.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili njoftoi se këto kamera dyshohet se janë ëerdorur në vazhdimësi nga institutcionet e sigurisë së Serbisë.

“Me datë 27.06.2024, Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI, kanë identifikuar dy lokacione në të cilat kanë qenë të vendosura kamerat vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëizjeve të qytetarëve, institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në veri të vendit”.

“Këto kamera dyshohet se janë përdorur në vazhdimësi nga institutcionet e sigurisë së Serbisë. Lidhur me këtë rast janë të identifikuar dy persona të cilët janë me interes që të intervistohen nga ana e jonë”, thuhet tutje në konfirmim.

 

Të ngajshme

A i mundësuan vlerësuesi i licencuar i pronave dhe përmbaruesi privat përvetësimin e pronave fajdexhiu? –

KushtrimGuraj

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj