Telenews

Policia në Vushtrri arreston një person i cili po barte armë pa leje në brez

Policia ka arrestuar një person në Vushtrri i cili barte armë në brez.

Gjithashtu bëhet e ditur se për armën të cilën po e barte, i dyshuari nuk kishte leje.

“Personi i dyshuar H.Ç., 21 vjeçar është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacionin Policor. Arma e llojit pistoletë, një karikator dhe tre fishek janë sekuestruar nga policia në cilësi të provave  materiale”.

“Personi i dyshuar në fjalë është intervistuar dhe pasi që është kontaktuar prokurori kujdestar është liruar në procedure te rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në komunikatën e policisë.

Të ngajshme

Gjini: Kosova shkon në zgjedhje, fajtor është Kurti

Yllka Gashi

Gruda pas vendimit të Kushtetueses: Kemi vetëm 13 ditë për ta zgjedhur Presidentin dhe shmangur zgjedhjet

Yllka Gashi

Musliu-Shoshi: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen

Yllka Gashi