Telenews

Policia nis hetimet pasi tifozët në Gjakovë dogjën flamurin serb [VIDEO]

Policia e Kosovës ka nisur hetimet pasi tifozët në Gjakovë ditë më parë kanë djegur një flamur serb gjatë një ndeshjeje basketbollistike.

Policia ka njoftuar se video nga momenti i djegies së flamurit ishte publikuar në rrjetet sociale, ndërsa në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit dhe rasti po hetohet, transmeton Zeri.info

“Raportohet se në postimet e rrjetit social TikTok është vërejtur se gjatë një ndeshjeje basketbollistike disa tifozë kanë djegur një flamur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.

Kujtojmë se flamuri i Serbisë ishte djegur në ndeshjen basketbollistike Vëllaznimi – Trepça.

Të ngajshme

Zjarri në Shkodër: 24-vjeçarja u gjet me njërin fëmijë në krah, tjetrin pranë

Yllka Gashi

Ka tri zemra, gjak blu dhe vazhdon të mahnisë shkencëtarët

Yllka Gashi

Gjuriq: Serbia do të hapë konsullatë në Shkodër, Shqipëria në Bujanoc

Yllka Gashi