Telenews

Policia parandalon dy raste të kontrabandës me 57 krerë dele e gjashtë krerë lopë

Policia e Kosovës, konkretisht njësitet patrulluese të drejtorisë rajonale kufitare në dy raste kanë hasur kur në mjete që dyshohet se kanë futur ilegalisht 57 krerë dele pa dokumentacion dhe gjashtë krerë lopë.

Sipas policisë, rastin i parë ka ndodhur rreth orës 17:10 në fshatin Ramijan në komunën e Vitisë dhe rasti tjetër në rrugën Viti – Pozharan, po ashtu në komunën e Vitisë.

“Bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohet automjeti kamionin e Mercedes Benz me targa kosovare të cilin e drejtonte  i dyshuari mashkull kosovar me iniciale (H. K), viti i lindjes 1971”.

“Gjatë kontrollit zyrtaret policor kanë vërejtur se i dyshuari në rimorkio kishte të  ngarkuar pesëdhjetë e shtatë (57) krerë dele për të cilat nuk posedonte kurrfarë dokumenti përkatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Në rrugën Viti-Pozhoran, komuna e Vitisë, është arritur të identifikohet automjeti kamionin e Mitsubish  me targa kosovare të cilin e drejtonte  i dyshuari mashkull kosovar me iniciale (M. B), viti i lindjes 1974. Gjatë kontrollit zyrtarët policor kanë vërejtur se i dyshuari në  rimorkio kishte të  ngarkuar gjashtë (6) krerë gjedhe (lopë) për të cilat nuk posedonte  dokumente përkatëse”, ka bërë të ditur policia, përcjell Klankosova.tv.

Tutje, në njoftimin e policisë bëhet e ditur se këto raste janë në proces të trajnimit nga njësitet policore kufitare në bashkëpunim me Prokurorinë përkatëse, Inspektorët e AVUK-ut dhe Dogana e Kosovës.

 

Të ngajshme

Bebe Rexha dhuron spektakël në New York

Yllka Gashi

Tërnava: Pretendim i rëndë të thuhet se BIK kontrollohet nga shërbimet serbe, të hetohet dhe verifikohet gjithçka

Yllka Gashi

Lidhi ujin ilegalisht për të ujitur bahçen, konsumatorit në Drenas përfundon në gjykatë

Yllka Gashi