Telenews

Policia sekuestron 4 armë zjarri dhe 3 thika në rajonin e Prishtinës

Policia ka njoftuar se dje dhe sot janë sekuestruar katër armë në lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtimës.

Janë sekuestruar tri revole dhe një armë e shkurtë, 43 fishekë, tri thika, në shufër metalike, sasi kanabisi.

Ndaj të dyshuarve për secilin rast ndaras, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”,  ndërkaq për rastin e fundit  në drejtim të veprës penale “Posedim i  paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge” dhe të njëjtit janë proceduar më tej.

Njoftimi i plotë:

Sekuestrohen katër armë në rajonin e Prishtinës

Prishtinë, 10 gusht 2023 – Policia e rajonit të Prishtinës,  në kuadër të punës  së saj parandaluese ka  ndërmarrë një sërë veprimesh operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre.

Në këtë vazhdë, vetëm dje dhe sot,  në disa lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj:

• Dy  revole të tipit ZORAKI të  kalibrit 9 mm,

• Një  revole të tipit ZEV të  kalibrit 9 mm,

• Një armë të shkurtë,

• Dyzetetre (43) copë fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm,

• Tri thika të ndryshme,

• Një shufër metalike, si dhe

• Një sasi të substancës së dyshuar si kanabis.

Ndaj të dyshuarve për secilin rast ndaras, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”,  ndërkaq për rastin e fundit  në drejtim të veprës penale “Posedim i  paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge” dhe të njëjtit janë proceduar më tej.

Të ngajshme

Qytetarët ankohen për kolona të gjata në Prishtinë, Komuna flet për përmirësim

Erzana Fazliu

Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, 300 euro dënim dhe ndalim mjeti për shoferin në Ferizaj

Erzana Fazliu

Deliu: Ftesa për seancë në orën 20:00 është e çuditshme

Donat Hashani