Telenews

POLICIA TREGON DETAJET PËR PLAQKITJEN NË BKT NË DARDANI

Filiali i Bankës Kombëtare Tregtare në lagjen Dardania në Prishtinë është grabitur këtë mëngjes.
Grabitja është kryer nga tre persona nën kërcënimin e armëve.
Rastin E ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 08:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një banke në lagjen Dardania në Prishtinë. Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja është kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti thotë se aktualisht po vazhdon ndërmarrja e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit.

Të ngajshme

Ngjarjet 4 Korrik

Erzana Fazliu

Fabrika pa leje ndërtimi në Gjilan: Puna nuk ndalet, banorët ankohen (VIDEO)

Donat Hashani

Djali i Veselit i reagon Kurtit për PDK-në: Deklarim aspak dinjitoz, me qëndrime të tilla po sjell përçarje

Donat Hashani