Telenews

POLICIA UKRAINASE THOTË SE NUMRI I TË VDEKURVE NË BUCHA MUND TË JETË MË I MADH, POR ENDE NUK I KANË KONTROLLUAR SHTËPITË

Policia ukrainase pretendon se shumë njerëz të vrarë pritet të gjenden në qytetin Bucha, aty ku po cilësohet nga liderët botëror se Rusia kreu gjenocid.
Shefi i policisë së rajonit të Bucha, Andriy Nebitov, tha se numri i të vdekurve është ende në rritje, pasi ende po gjenden shumë trupa dhe nuk janë kontrolluar shtëpitë dhe banesat.
“Ne po punojmë çdo ditë. Më duhet të them se ka shumë njerëz të vrarë. Sidomos në zonën e pyllëzuar. Në rrugë. Dhe ne ende nuk kemi i kemi kontrolluar shtëpitë dhe banesat”, ka thënë Nebitov, shkruan BBC.
Kujtojmë se forcat ruse u tërhoqën nga qyteti Bucha në fund të javës që shkoi duke lënë pas vetës qindra njerëz të vrarë nëpër rrugë, pasi forcat ukrainase bën rezistencë të fort ku edhe e morën nën kontroll qytetin.
Kjo ngjarje i ka shtyrë liderët botëror të reagojnë pas pamjeve që u shpërndanë nga rrugët e Buchas, teksa ngjarjen e cilësuan si gjenocid të kryer nga Kremlini.

Të ngajshme

Kurti me video-mesazh për qytetarët i kundërpërgjigjet SHBA-së për sanksionet: Demokracia nuk mund të suspendohet, e as të mbahet peng

Furtuna Zejnullahu

Janjiq: Serbia duhet ta ndalojë në Kosovë lojën e trashëguar nga periudha e Millosheviqit

Furtuna Zejnullahu

Shala: Kushdo që e cënon miqësinë me SHBA-në shkel mbi gjakun e dëshmorëve

Furtuna Zejnullahu