Telenews

PORTIERI I BALLKANIT REAGON PËR HERË TË PARË, PAS SULMIT QË PËSOI NË GJILAN

Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri, ka thënë se është duke u kontrolluar për ndonjë dëmtim eventual dhe ka falënderuar për mbështetjen që ka marrë.
Frashëri u sulmua nga tifozët e Gjilanit në derbin e ligës elitare të futbollit në Kosovë fare në fund të takimit, duke bërë që ndeshja të ndërpritej.
“Faleminderit shumë për mbështetjen dhe interesimin tuaj. Momentalisht jam duke u kontrolluar nga stafi mjekësor i Ballkanit dhe drejtuesve në tërës,,m me një përkujdesje shembullore”, ka shkruar Frashëri në llogarinë e tij në Instagram.
“Sot po kryejmë edhe analiza më të detajuara për të pasur një pasqyrë të qartë të dëmtimit. Shpresoj që çdo gjë të jetë pa problem”.
“Më vjen shumë keq që mundem t’ju kthej përgjigje tëgjithëve. Ju dua shumë! Faleminderit për gjithçka!”

Të ngajshme

Edhe një medalje për Kosovën, Flaka Loxha fiton të bronztën –

KushtrimGuraj

Akil Gjakova shkëlqen në “Taranto 2026”, fiton medaljen e bronztë –

KushtrimGuraj

Kosova fiton medaljen e dytë në “Taranto 2026”, Fatjona Kasapi merr të bronztën në xhudo –

KushtrimGuraj