Telenews

Pozhari – Kurtit: Fajtorin e keni benda kabinetit

Analisti politik, Xhevdet Pozhari, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka fajtorin brenda kabinetit të tij për mos reagimin në kohë ndaj krizave.
Përmes një postimi në Facebook, Pozhari ka shkruar se nuk është faji i opozitës pse e shfrytëzon krizën aktuale për të kërkuar tërheqjen e 30 për qind të Trustit.

“Së paku, 100 euro shtesë për pensionistë do të duhej të ishin të çdomuajshme. E jo me u shpërnda veç një herë dhe me mendu se i bëtë qirak. E me ato 10 euro për lehona, veç një kuti pampersa mundet mu ble”, ka shkruar ndër tjerash ai të mërkurën.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka iniciuar kërkesën për tërheqjen e një pjesë të kontributeve të trustit pensional.

Kjo për shkak të shtrenjtimit të çmimeve për produktet esenciale.
Por, subjekti politik në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, pretendon që në planin afatgjatë ekonomik tërheqja e trustit rrezikon të ardhmen e qytetarëve.

Të ngajshme

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Yllka Gashi

Taulant Seferi përfshihet në formacionin e javës në Turqi

Yllka Gashi

Thaçi do të qëndrojë në paraburgim deri në aktgjykim, gjykatësi jep urdhër të mos dërgohen më komente për rishikimin e radhës

Yllka Gashi