Telenews

Pragë, del fotografia e liderëve të Komunitetit Europian të Macronit

Krerë shtetesh nga 44 vende të kontinentit europian janë mbledhur në Pragë për samitin e parë të Komunitetit Politik Europian.

Pas përfundimit të takimit, i cili filloi nga ora 13:00, liderët realizuan fotografinë familjare të këtij samiti.

Komunitetit Politik Europian (EPC), ideator i së cilit është presidenti francez Emmanuel Macron, ka për  qëllim nxitjen e dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Europë.

Kosovën në këtë samit po e përfaqëson presidentja Vjosa Osmani, e cila udhëtoi dje drejt Pragës me ftesë të presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministrit të Çekisë, Petr Fiala.

Ajo do të zhvillojë takime me kancelarin gjerman Olaf Scholz, si dhe presidentin Emmanuel Macron.

Para se të niste samiti, Osmani para gazetarëve tha se sfidat me të cilat po përballet Europa janë të mëdha, por tha se është e bindur që nëse “ne qëndrojmë të bashkuar, do të jemi në gjendje të kemi sukses në përballje me secilën sfidë”.

“Është ditë e rëndësishme për kontinentin tonë. Jam këtu për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në këtë platformë të re e të rëndësishme ku të gjithë ne jemi të barabartë dhe do të kemi mundësinë për t’u dëgjuar zërat tonë, si dhe për të sjellë ide dhe për të marrë pjesë në veprime kur vjen puna te sfidat e përbashkëta”.

Të ngajshme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim për Kosovë e rajon

Donat Hashani

“Të parin e kisha vjerrë Halil Matoshin” – enveristi kosovar kërcënon publikisht

KushtrimGuraj

Gruas në Ferizaj i konfiskohet pushka me tetë fishekë

KushtrimGuraj