Telenews

Presidenti i Bankës Botërore vendos të japë dorëheqje

Presidenti i Bankës Botërore, do të japë dorëheqje nga kjo pozitë në muajin qershor.

David Malpass do ta lë këtë organizatë gati një vit më herët sesa të përfundojë mandati i tij, raporton BBC, transmeton Telenews.al.

Ai këtë vendim e ka shpalosur nëpër media sociale, duke mos dhënë arsye specifike për largimin e tij.

I zgjedhuri i ish-Presidentit Donald Trump është kritikuar si një mohues i ndryshimeve klimatike.

Vitin e kaluar, Shtëpia e Bardhë e kishte qortuar atë pasi kishte thënë se nuk dinte nëse karburantet e fosileve po shkaktonin ndryshimet klimatike. /Telenews.al/

Të ngajshme

Putin: Shpresoj që Vuçiqi të bëhet kryeministër i Serbisë

Rrezarta Ramaj

Alarm në shkollën e fëmijëve të Harry-t dhe Meghan-it, çfarë ndodhi pas shfaqjes së fotografëve?

Rrezarta Ramaj

Gjermani: Besimi ndaj shtetit në nivelin më të ulët

Rrezarta Ramaj